Greqia vijon betejën me zjarret, flakët mbajnë nën kërcënim dy zona. Nisin ndërhyrjet nga ajri

GREQI ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Vijon beteja me zjarret në Greqi, ku gjatë gjithë natës forcat zjarrfikëse, me ndihmën e banorëve të zonave të prekura, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve.

Situata mbetet kritike në dy vatra kryesore, në zonat Psatha-Porto Germeno dhe Megara, ku zjarret vazhdojnë të jenë aktive.
Gazetari i Top Channel në Greqi, Artur Bibe raporton nga vendngjarja se në Psatha, flakët kanë përfshirë një perimetër të gjerë, ndërsa qindra zjarrfikës arritën gjatë natës t’i mbajnë ato në një distancë prej rreth 300-400 metrash nga banesat e para, duke shmangur deri tani përhapjen drejt zonave të banuara.

Edhe në Megara zjarri ka vijuar të përparojë gjatë natës në drejtim të Nea Peramos, megjithatë autoritetet bëjnë me dije se në të dyja rastet fronti i flakëve duket se po largohet nga zonat e banuara.
Me lindjen e diellit kanë rifilluar ndërhyrjet nga ajri, me avionë dhe helikopterë zjarrfikës, të cilët pritet të luajnë një rol vendimtar në vendosjen e flakëve nën kontroll.
Autoritetet greke kanë njoftuar se vlerësimi i dëmeve do të nisë menjëherë pasi zjarret të shuhen plotësisht.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Prokuroria dhe Policia e Elbasanit vizitë zyrtare në Kolumbi, forcohet bashkëpunimi ndërkombëtar kundër krimit të organizuar

ELBASAN ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Një delegacion i Prokurorisë...

“Mëso nga lumi”, mesazhi i koduar i Spiropalit: Pengesat mund ta detyrojnë të ndryshojë rrjedhën, por kurrë destinacionin

TIRANË ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Ajo ka përdorur fotografinë...

Conference League, Dinamo City luan nesër ndaj Audës në Riga

LETONI ,03 gusht 2026/Albania Express News/-TIRANË, 3 gusht /ATSH/...