Ndahet nga jeta bashkëshorti i Elda Hotit/ Deputetja: Do të na mungosh gjithë jetën

TIRANË ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Ladi Ndoja.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ajo i ka dhënë lamtumirën partnerit të jetës me fjalë që pasqyrojnë dhimbjen e madhe të humbjes.

“U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën”, shkruan Hoti, duke e shoqëruar mesazhin me fotografi familjare.
Familjarët e tjerë kanë bërë me dije se shkak i ndarjes nga jeta të Ndojës ishtë një atak kardiak.

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ladi Ndojës ka ngjallur reagime të shumta ngushëllimi nga kolegë, miq dhe qytetarë, të cilët kanë shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për deputeten dhe familjen e saj në këtë moment të vështirë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nga Miçigani për vendimin e Hagës: “Varrosje për së gjalli, populli i Kosovës nuk e gjen veten në atë vendim”

SHBA/TIRANË, 21 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi...

Vijon në ditën e 114-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Qytetarët u mblodhën...