Florenc Doka ,zyrtarisht kryetar i bashkisë Cërrik,KSHZ u jep mandatet pesë kandidatëve fitues për kryetar bashkie në zgjedhjet e 9 Nëntorit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike vendosi dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë, kandidatëve fitues në zgjedhjet e pjesshme të datës 9 Nëntor 2025.

Kështu, KZHZ i dha sot mandatin Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Kryetarit të Bashkisë Berat,  Ervin Ceca, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Kryetarit të Bashkisë Cërrik, Florenc Doka, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Kryetarit të Bashkisë Mat, z. Altin Bojni, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Kryetarit të Bashkisë Tepelenë, z. Gramos Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Gjithashtu, u plotësuan vakancat në tre këshilla bashkiak: Këshilli i Bashkisë Mat, kandidati nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Pranvera Koka; Këshilli i Bashkisë Tropojë, kandidati nga lista shumemërore e “Partisë Bindja Demokratike”, Shyqyri Hoxha; Këshilli i Bashkisë Himarë, kandidati nga lista shumemërore e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ervis Çaushaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

MIRDITË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Thriller me 7 gola në “Stamford Bridge”, Chelsea fiton me zemrën në dorë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve

ANGLI , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Çfarë spektakli në...

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria po shndërrohet...