Fëmijë e të rritur, pjesë e aktiviteteve argëtuese në “Fun Fair 2025”

Panairi i dedikuar për fëmijë, “Fun Fair ’25”, përmbylli siparin e edicionit të tij të parë, mbrëmjen e të dielës.

Nga data 19 deri në 21 shtator, Tirana u shndërrua në kryeqytetin e fëmijëve, ku një gamë e gjerë aktivitetesh argëtuese bënë bashkë, fëmijë të grup-moshave të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot pamje nga atmosfera e “Fun Fair” në sheshin “Italia”, ndërsa tha se “fëmijë e të rritur u bënë pjesë e aktiviteteve argëtuese”.

Panairi u kthye në një eksperiencë të re dhe të veçantë për fëmijët, ku aktivitetet kreative, lojërat, inovacioni dhe argëtimi ishin “kryefjalë” e kësaj përvojë treditore.

Gjatë ditëve të panairit fëmijët u njohën me ekspozita pikture dhe instalacione, lojëra kreative e argëtuese, aktivitete artistike të ndryshme.

Kjo iniciativë është pjesë e vizionit të ri për zhvillimin e kulturës dhe inovacionit tek fëmijët, duke i përfshirë ata në aktivitete sociale dhe zbavitëse. “Fun Fair” synon të sjellë jo vetëm argëtim, por edhe edukim përmes lojës dhe inovacionit.

Aktiviteti erdhi si bashkëpunim mes institucioneve të linjës dhe u mbështet nga MEKI dhe Bashkia e Tiranës

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Velipojë, plazhet publike të menaxhuara mirëpresin pushues me ambiente të pastra dhe të organizuara

VELIPOJË, 5 korrik 2026 /Albania Express News/ -Plazhi i...

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

TIRANË ,5 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarët janë mbledhur edhe...