FC Drita shkruan histori, kualifikohet në raundin e tretë të UEFA Conference League pas një përmbysjeje dramatike

KOSOVË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-FC Drita ka siguruar një kualifikim të madh në raundin e tretë të UEFA Conference League, pasi mposhti skuadrën malteze Floriana me rezultatin 2-1 pas 120 minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Maltë, edhe sfida e kthimit përfundoi me të njëjtin rezultat në kohën e rregullt, duke e çuar përballjen në vazhdime. Edhe pse u gjend në disavantazh 0-1, kampionia e Kosovës reagoi me karakter dhe vendosmëri, përmbysi rezultatin në 2-1 dhe siguroi me meritë kalimin në fazën e ardhshme të kompeticionit.

Skuadra gjilanase tregoi forcë mentale dhe shpirt gare, duke mos u dorëzuar në asnjë moment dhe duke shpërblyer besimin e tifozëve me një fitore të rëndësishme europiane.

Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme jo vetëm për FC Dritën, por edhe për futbollin e Kosovës, pasi përforcon praninë e klubeve kosovare në arenën ndërkombëtare dhe rrit prestigjin e tyre në garat e UEFA-s.

Urime u janë përcjellë futbollistëve, stafit teknik, drejtuesve të klubit dhe tifozëve të zjarrtë “Intelektualët”, të cilët ishin një mbështetje e madhe gjatë gjithë rrugëtimit.

Tashmë FC Drita do të synojë të vazhdojë aventurën europiane edhe në raundin e tretë të UEFA Conference League, me objektivin për të përfaqësuar sa më denjësisht futbollin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Mbyllet me marshim dita e 59-të e tubimit, protestuesi: Nuk do të ikim nga ky shesh as nëse…

TIRANË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-U zhvillua sot në...