EKSKLUZIVE / Zhgënjim në sulm, Elbasani gati të ndahet me Ben Shimon

Me afrimin e dy lojtarëve të rinj te Elbasani, Isak Boje dhe Samuel Nongoh, ky i fundit që pritet të mbërrijë në ditët në vijim, situata në skuadër po shkon drejt rregullimeve të pashmangshme. Hapësirat në organikë dhe balancimi i repartit ofensiv bëjnë që drejtuesit të jenë të detyruar të mendojnë edhe për largime, në mënyrë që afrimet e reja të integrohen pa probleme.

Albania Ekspress News mëson ekskluzivisht se largimi i parë nga Elbasani pritet të jetë sulmuesi Roei Ben Shimon. Futbollisti izraelit ka zhgënjyer me paraqitjet e tij, duke mos arritur të përmbushë pritshmëritë me të cilat u afrua, si lojtari që duhej të garantonte golat për skuadrën.

Statistikat flasin qartë për vështirësitë e Ben Shimon: në 10 ndeshje të zhvilluara dhe 366 minuta lojë, ai nuk ka arritur të shënojë asnjë gol dhe nuk ka lënë gjurmë në repartin ofensiv. Burime pranë klubit bëjnë me dije se aktualisht po negociohet mundësia që sulmuesi të largohet në formë huazimi drejt një skuadre tjetër.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Evis Sala vlerësohet nga platforma ndërkombëtare, ministrja e Shëndetësisë mes 100 grave influencuese në onkologji

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ministrja e Shëndetësisë...

Sulm kibernetik në tre aeroporte angleze, vidhen të dhënat personale të 8.7 milionë pasagjerëve

LONDËR , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Të dhënat personale...