Milan ka një ecuri të kënaqshme në këtë edicion të kampionatit italian, aty ku renditet në vendin e dytë në klasifikim.
Skuadra e udhëhequr nga Masimiliano Alegri është për t’u përgëzuar, pasi në 21 javët e fundit nuk ka asnjë humbje, e vetmja në ligë, teksa disfata e vetme për kuqezinjtë është ajo që në nisje me Cremonese.
Edhe pse është e vetmja skuadër që ka 1 humbje në Serinë A, sërish e sheh veten 5 pikë larg Interit që kryeson garën.
Megjithatë ndryshimi i skuadrës ka qenë i madh që me ardhjen e Allegrit, duke ndërtuar një grup pragmatist, cinik dhe që mbron mirë. Tipike e teknikut në fjalë i cili mbron me shumë forca dhe më pas sulmon kundërshtarin për ti shënuar. 47 pikë në 22 javë për kuqezinjtë të cilët këtë sezon do të garojnë vetëm në Serinë A, pasi nuk marrin pjesë në kupat e Evropës, por që u eliminuan dhe nga kupa.
Milan ka aktualisht mbrojtjen e tretë më të mirë në kampionat pas Romës me 13 gola të pësuar dhe Como me 16 të tillë. Ndeshja e fundit ishte ajo me verdhekuqtë, e cila u luajt të dielën dhe përfundoi 1-1.

