Aksident në Karkavec, përplasen dy automjete në aksin Qafë Plloçë–Qukës, plagoset një grua

PRRENJAS , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në fshatin Karkavec, në aksin e ri Qafë Plloçë–Qukës, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, një grua ka mbetur e plagosur dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Skoda”, me targa greke KNZ 7418, që drejtohej nga Liman Dapeshi, me origjinë nga Greqia, si dhe një automjet tip “Benz”, me targa AB 150 DL, që drejtohej nga Lorenc Denas.

Nga përplasja ka mbetur e plagosur Xhire Xhafer Korriku, e cila po merr ndihmën mjekësore në spital.

Ende nuk dihen rrethanat e plota dhe shkaqet e aksidentit. Pritet që autoritetet të kryejnë veprimet përkatëse për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ujërat termale të Bënjës në Përmet tërheqin turistë edhe në vjeshtë

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Kur temperaturat janë...

Skema e re e bonusit të bebeve, kryeministri Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite…

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...