E RËNDË në Kolonjë, 36 vjeçari ndërron jetë duke punuar, e zuri një trup druri poshtë

KOLONJË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Kolonjë, pasi ka ndërruar jetë tragjikisht një 36 vjeçar, teksa ishte duke punuar.

I riu mësohet të ketë ndërruar jetë teksa po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, ai ishte banues në Pogradec dhe punonte në këtë subjekt privat të licencuar për prodhimin e drurit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ka qenë ditën e sotme duke ngarkuar trupa druri në zonën e fshatit Kurtesh të Kolonjës, kur një trup druri është shkëputur duke e zënë poshtë.

36 vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjares, teksa mësohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FSHH zgjeron partneritetet, Universiteti i Elbasanit pjesë e vizionit për zhvillimin e hendbollit

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand...

Mentor Kikia-Berishës: “Bëjini një shërbim Shqipërisë, tërhiquni nga ambicia për kryeministër”

Analisti i drejtohet kreut të Partisë Demokratike me një...

PD mobilizon mbështetësit në jug, qindra persona nga Vlora drejt protestës në Tiranë

TIRANË, 24 tetor 2026 /Albania Express News/-Sipas informacioneve nga...