SHKODËR, 11 korrik 2026/Albania Express News/- Ura e Mesit është një nga monumentet më të vizituara të qytetit të Shkodrës, duke tërhequr çdo ditë vizitorë vendas dhe të huaj.
E vendosur në një peizazh të veçantë natyror, kjo urë historike u ofron turistëve një përvojë që ndërthur trashëgiminë, arkitekturën dhe bukuritë natyrore të zonës.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau sot pamje nga ura e Mesit e mbushur me vizitorë nga vende të ndryshme të botës që ndalen për të njohur më nga afër historinë dhe autenticitetin e kësaj ure.
Beci tha se vlerësimet për bukuritë e Shqipërisë dhe mikpritjen e njerëzve shërbejnë si një tregues i rritjes së interesit për destinacionet turistike shqiptare.
“Ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore vijon të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit, duke e pozicionuar Shkodrën si një nga destinacionet më të veçanta për vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë”, tha ai.
Një turist u shpreh se vjen nga Australia dhe deri tani përvoja në Shqipëri i ka pëlqyer shumë.
“Njerëzit janë shumë sjellshëm. Gjithçka është kaq e bukur. Është vUra e Mesit në Shkodër, ”, tha ai.
Një tjetër pushuese, u shpreh se të gjithë në Shkodër janë shumë miqësorë.
“Kjo është shtëpia ime. Shtëpia ime e dytë. Kjo është zemra ime. Këtu janë sytë e mi. Besomë, ky është vëllai im”, vijoi një tjetër pushues.
“Është thjesht e mrekullueshme. Është hera ime e parë në Shqipëri. Mbërrita vetëm dje. Vendi më i bukur në botë. Njerëzit më të mirë në botë”, tha një tjetër.
Një turist italian, tha se ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe se i pëlqen shumë Taraboshi dhe Shiroka.
“Unë tani kam shoqëruar disa miq për të vizituar urën e Mesit. Shqipëria është shumë e bukur”, tha ai.
E ndërtuar në shekullin XVIII mbi lumin Kir, ura është një monument i trashëgimisë kulturore dhe një nga destinacionet më të vizituara të veriut të vendit.
Ura e Mesit u ndërtua në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati dhe dikur shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Ura e Mesit ka gjatësi 108 metra, gjerësi 3,4 metra dhe ka 13 harqe jo simetrike.

