“E dominuam Egnatian”, Gvozdenoviç: Ju tregoj pse jam i mërzitur

 

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, foli pas barazimit 1 me 1 ndaj KF Egnatias në Rrogozhinë në aktin e parë gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, ai u shpreh:

 

“Do ta fillojmë nga gjërat e mira, sot ishim shumë mirë, në ekuilibër në të dyja fazat. Nuk jam i kënaqur vetëm me golin e pësuar. Ishte nga një goditje standarte, Sota ishte vetë, këtu jam i mërzitur. Ne e dominuam, ishim afër të fitonim ndeshjen. Kualifikimi është i hapur, kemi një ndeshje tjetër në Elbasan, atje do të vendoset kush do të shkojë në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Me Boje fitojmë hapësira në fazën sulmuese. Ai është shumë i mirë pa top. Ka shpejtësi dhe sulmon hapësira mbrapa shpinës të kundërshtarët. Në pjesën e parë ishim shumë mirë, në pjesën e dytë u lodh bashkë me Ze Gomes. Kjo ishte ideja nga fillimi.

Kemi lojtarë të shpejtë si Lajthia, Boje, ishte ideja të kapnim KF Egnatian për kundërsulm, ishim 2 herë afër. Kur futëm Dialo dhe Tsage kishim tjetër mundësi. Ishim pak më në ekuilibër me Dialo dhe Tsage.

Ne bëmë mirë në pjesën e parë. Boje ishte nga 2 javë pushim, nuk kishte rritëm maksimal. Në pjesën e parë bëmë maksimumin. Ishim tamam”, u shpreh Gvozdenoviç.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME