Nuk ka fitues në Rrogozhinë, KF Egnatia dhe AF Elbasani barazojnë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes KF Egnatias dhe AF Elbasanit nuk prodhoi fitues, me takimin që u mbyll me barazimin 1-1.

Takimi i luajtur në Rrogozhinë nisi me emocione, me Sotën që kaloi në avantazh vendasit që në minutën e 5’ të takimit.
Verdheblutë arritën të barazonin një minutë nga fundi i pjesës së parë me Ze Gomes.

Pjesa e dytë nuk prodhoi po aq emocione, me të dyja skuadrat që menaxhuan rezultatin.
Ndeshja e kthimit do të luhet pas dy javësh, ku të dyja ekipet do të luajnë për kualifikimin në finale.
REZULTATI:
KF Egnatia 1-1 AF Elbasani
Sota 5’ / Ze Gomes 44’

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME