“Dyndje masive” e tifozërisë drejt Elbasanit , Presidenti Ardian Bardhi i Dinamo City mobilizon tifozët dhe ndez atmosferën , transport falas për sfidën me Pafos i Qipros, “Elbasan Arena” pritet të vishet blu .

ELBASAN  , 20 gusht 2026/Albania Express News/-Një mbrëmje e veçantë europiane pritet sonte në “Elbasan Arena”, ku në orën 21:00 Dinamo City do të përballet me skuadrën qipriote të Pafos, në një sfidë me shumë peshë për rrugëtimin europian të bluve.

Interesi për ndeshjen është i madh dhe pritet një dyndje masive e tifozërisë verdh e blu drejt Elbasanit, me mbështetësit e Dinamo City  që synojnë të kthejnë stadiumin në një kala blu dhe t’i japin skuadrës shtysën e nevojshme në këtë përballje të rëndësishme.

Për të lehtësuar udhëtimin e tifozëve nga Tirana drejt Elbasanit, prisidenti i Dinamo City , Ardian Bardhi ka organizuar transportin e tyre falas. Autobusët sipas njoftimit zyrtar të bërë publik që  dje do të nisen nga Stadiumi “Dinamo” sot  në orën 18:00, duke u dhënë mundësi mbështetësve të jenë në kohë në “Elbasan Arena”.

🚌 Nisja: Stadiumi “Dinamo”

🕕 Ora: 18:00

🎟️ Transporti: FALAS

🏟️ Ndeshja: Dinamo City – Pafos

⏰ Ora: 21:00

📍 “Elbasan Arena”

Thirrja e klubit është e qartë: Të gjithë së bashku drejt stadiumit Elbasan Arena ! Dinamo City  kërkon që tifozët të jenë lojtari i 12-të në një natë ku çdo detaj mund të bëjë diferencën.

Ngjyrat blu pritet të dominojnë rrugët drejt Elbasanit, ndërsa atmosfera jashtë dhe brenda stadiumit premton të jetë elektrizuese. Për Dinamo City , kjo nuk është thjesht një ndeshje tjetër europiane, por një mundësi për të bërë një tjetër hap të madh në arenën ndërkombëtare.

Sonte në Elbasan Arena nuk luan vetëm Dinamo City  .Në fushë zbret edhe pasioni i tifozërisë verdh e blu e cila po e mbështet ekipin e zemrës gjithnjë e më shumë nga ndeshja në ndeshje .

Forca Dinamo City !

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME