Demokratët mbledhin sërish Këshillin Kombëtar të partisë më 27 gusht, çfarë përfshihet në RENDIN e ditës

TIRANË , 20 gusht 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike do të mbajë këtë 27 gusht, në orën 18:00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar, pas zgjedhjeve të mbajtura më 15 korrik për kupolën drejtuese.

Sipas një njoftimi zyrtar drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, në rendin e ditës së mbledhjes parashikohet të jetë miratimi i platformës për modernizimin e brendshëm të Partisë Demokratike, si edhe të infrastrukturës së saj digjitale.

Në njoftimin e dhënë anëtarëve u kërkohet të marrin masat e nevojshmë për të qenë të pranishëm në mbledhje. Kujtojmë se në zgjedhjet e 15 korrikut u rizgjodhën disa nga emrat më të njohur të partisë, mes tyre Flamur Noka si Sekretar i Përgjithshëm, Gazment Bardhi e Agron Gjekmarkaj si nënkryetarë dhe Klevis Balliu si Sekretar Organizativ.

Rendi i ditës:

– Paraqitja dhe miratimi i platformës për modernizimin e brendshëm dhe infrastrukturës digjitale të PD-së.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Grupit...

Bashkim Taga, emër që Durrësi nuk duhet ta harrojë

Një jetë në shërbim të basketbollit, një histori pasioni,...

“Mos e humbisni mundësinë për dialog”, vajza e Azem Hajdarit mesazh studenteve me foton e të atit

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Ish-deputetja e PD-së,...