Dy vatra zjarri në Prrenjas, shmanget rreziku për banesat falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse

PRRENJAS ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Dy vatra zjarri janë regjistruar gjatë orëve të fundit në territorin e Bashkisë së Prrenjasit, njëra në fshatin Skënderbe të Njësisë Administrative Rrajcë dhe tjetra në Njësinë Administrative Qukës. Flakët janë favorizuar nga temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën, duke rritur rrezikun për përhapjen e tyre drejt sipërfaqeve të tjera.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Prrenjas, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe banorët e zonave të prekura, u bë i mundur izolimi dhe shuarja e plotë e të dy vatrave, duke parandaluar që flakët të afroheshin pranë banesave.

Sipas informacioneve, nga këto zjarre nuk ka pasur dëme në njerëz apo në banesa. Janë regjistruar vetëm dëme materiale dhe djegie të disa sipërfaqeve të prekura nga flakët.

Autoritetet vendore në Prrenjas kanë vlerësuar angazhimin e efektivëve të MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe banorëve, të cilët kontribuan në menaxhimin e situatës dhe në shmangien e pasojave më të rënda.

Ndërkohë, Bashkia u ka bërë sërish apel qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta, duke mos ndezur zjarre në natyrë, duke mos hedhur bishta cigaresh apo materiale të ndezshme në ambiente të hapura dhe duke njoftuar menjëherë autoritetet për çdo vatër zjarri të konstatuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gonxhja: 7,65 miliardë lekë për Turizmin, Kulturën dhe Sportin në vitin 2027, rritje me 3,5%

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...

Lajme optimiste për Ervin Bakun, gazetari sportiv jashtë rrezikut për jetën pas aksidentit me motor

Sporti Shqiptar publikon informacionet e fundit për gjendjen e...

AF Elbasani përballë Dinamo City, statistikat zbulojnë forcën dhe dobësitë e verdhebluve, Daja kërkon më shumë efikasitet në sulm

ELBASANI , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Verdheblutë krijojnë volum...

Salla: Bujqësia 10% më shumë financim në 2027-ën, prioritet fermerët dhe prodhimi vendas

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Buxheti i vitit...