Dy të paraburgosur dhunojnë gardianin në burgun e Reçit dhe shkatërrojnë pajisjet në ambientet e institucionit, futen menjëherë në izolim

Në IEVP Reç, dy të paraburgosur, A.Gj dhe F.D, kanë ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë së Burgjeve, kanë kundërshtuar me forcë autoritetin dhe kanë dëmtuar pronën duke shkatërruar pajisje në ambientet e institucionit.

Kjo njoftohet nga vetë Drejtoria e Burgjeve, e cila ka reaguar pas ngjarjes. Menjëherë pas ngjarjes, ata janë futur në izolim, si dhe do të transferohen në burg të sigurisë së lartë.
“Reagimi ka qenë i menjëhershëm. Strukturat më të larta të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë qenë në vendngjarje dhe kanë ndjekur nga afër menaxhimin e situatës. Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë me vendosmëri dhe kanë neutralizuar çdo rrezik.

Punonjësi i dëmtuar ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut.
MASAT E MENJËHERSHME NDAJ DY TË PARABURGOSURVE:
Regjim i veçantë – izolim për 3 muaj;
Procedim penal për 3 vepra penale, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm te Burgjeve;
Transferim në institucion të sigurisë së lartë.
Çdo akt dhune ndaj punonjësve të Policisë së Burgjeve është i papranueshëm dhe do të ndëshkohet me forcën maksimale të ligjit.
Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mbeten të angazhuara për garantimin e rendit, sigurisë dhe mbrojtjen e jetës e integritetit të stafit.
Autoriteti i ligjit nuk negociohet”, thuhet në njoftim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga gjysmëfinalet në finalen e madhe, Elbasani njeh dy shkollat që garojnë për titullin kampion të debatit 2026

ELBASAN  , 13 nëntor 2026/Albania Express News/- Gara mes...

Shqipëria publikon formacionin ndaj Finlandës, kuqezinjtë synojnë fitoren në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa Qazim Laçi është sërish...

Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para...