Presidenti Begaj takon gjeneralin Bayraktaroğlu, theksohet partneriteti strategjik me Turqinë

TIRANË, 19 prill 2026/Albania Express News/ Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneral  Selçuk Bayraktaroğlu.

Gjatë takimit u theksua se Shqipëria dhe Turqia janë aleate në NATO dhe partnere strategjike, me marrëdhënie të shkëlqyera politike, ekonomike dhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve u vlerësua  nga Presidenti i Republikës si i konsoliduar dhe në nivele shumë të mira.

Presidenti shprehu mirënjohje për kontributin e Turqisë në modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përmes mbështetjes në arsimim, trajnim, zhvillim kapaciteteve të mbrojtjes, të emergjencave civile dhe mbështetje mjekësore.

Ushtarakë të dy vendeve kanë shërbyer së bashku në misione të NATO-s në Afganistan, Detin Egje dhe Kosovë, duke forcuar më tej bashkëpunimin dhe lidhjet ndërmjet forcave tona  të armatosura.

Kryetari i Shtetit shprehu gjithashtu falënderim për ndihmën e ofruar nga Turqia gjatë tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë COVID-19.

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu kontributin e Turqisë në misionin e KFOR-it  i cili është  një faktor kyç për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga gjysmëfinalet në finalen e madhe, Elbasani njeh dy shkollat që garojnë për titullin kampion të debatit 2026

ELBASAN  , 13 nëntor 2026/Albania Express News/- Gara mes...

Shqipëria publikon formacionin ndaj Finlandës, kuqezinjtë synojnë fitoren në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa Qazim Laçi është sërish...

Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para...