Digjet transformatori në fshatin Mlizë, 104 abonentë pa energji elektrike

Një transformator është përfshirë nga flakët në fshatin Mlizë, në Rajonin e Elbasanit, duke lënë pa energji elektrike 104 abonentë. Sipas informacionit paraprak, bëhet fjalë për transformatorin e linjës Fidër 6, Nënstacioni Kombinati i Drurit, në kabinën Tahiraj – Mlizë.

Menjëherë pas incidentit, grupet teknike kanë ndërhyrë në terren dhe po punojnë për zëvendësimin e kabinës së dëmtuar, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike për banorët e zonës.

Nga burimet zyrtare bëhet me dije se të gjithë fidrat e tjerë në Rajonin e Elbasanit vijojnë të jenë në punë normale, ndërsa shkaqet e zjarrit në transformator mbeten ende për t’u sqaruar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku:Policia duhet të luftojë krimin, jo kritikën

TIRANË, 10 korrik 2026 /Albania Express News/- Deputetja e...

FK Sopoti fton bizneset t’i bashkohen projektit të ri në Kategorinë e Parë: “Së bashku ndërtojmë suksesin!”

LIBRAZHD ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Pas rikthimit të merituar...

Franca e zgjidh gjithçka në pjesën e dytë, mposht Marokun me Mbappe e Dembele dhe shkon në gjysmëfinale

BOTËRORI 2026, 10 korrik 2026/Albania Express News/-Franca është gjysmëfinalistja...

Largimi nga PS, rrëfehet Marjana Koçeku: I kisha shprehur hapur pakënaqësitë! U treguan të pabesë dhe arrogantë në ndërhyrjen në…

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja Marjana Koçeku, mbrëmjen...