Detaje nga policia ,aksident i rëndë në minierën e Bulqizës, minatori bie në një furnel gjatë punës

BULQIZË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë në punë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në një subjekt privat minerar në Bulqizë, ku një 40-vjeçar dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në zonën e quajtur Tërnovë e Madhe, në Bashkinë Bulqizë. Viktima e dyshuar është shtetasi me inicialet I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, i cili punonte si minator dhe brigadier në subjektin privat.

Paraprakisht dyshohet se, pas rënies në furnel, 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë, të cilat po vijojnë operacionin për lokalizimin dhe nxjerrjen e minatorit.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për të dokumentuar ngjarjen dhe për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.

Autoritetet pritet të japin informacion të mëtejshëm mbi ecurinë e operacionit të kërkim-shpëtimit dhe gjendjen e minatorit sapo të ketë zhvillime të reja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kriza e emigrantëve në Ceuta, Spanja kritikon BE-në për mungesë solidariteti: Po mbani qëndrim egoist

SPANJË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Spanja ka kritikuar disa...

Vapa po i kushton miliona Shqipërisë: 41.5 mln Euro për energji, goditet bujqësia dhe shtrenjtohen perimet

TIRANË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Në muajt e parë...

“Kjo nuk asht nji punë që kalon lehtë”, Marjana Koçeku paralajmëron kryengritjen e Shkodrës: Nesër nisin protestat për konsullatën serbe

SHKODËR ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Deputetja Marjana Koçeku paralajmëron...

Kroçiera “Seabourn Quest” mbërrin në Portin e Sarandës me 467 turistë

TIRANË, 01 gusht 2026 /Albania Express News/ -Shqipëria vijon...