Kroçiera “Seabourn Quest” mbërrin në Portin e Sarandës me 467 turistë

TIRANË, 01 gusht 2026 /Albania Express News/ -Shqipëria vijon të tërheqë një numër në rritje turistësh edhe përmes turizmit të kroçierave, ndërsa Porti i Sarandës mbetet një nga portat kryesore hyrëse për vizitorët e huaj gjatë sezonit veror.

Porti i Sarandës mirëpriti sot anijen turistike “Seabourn Quest”, me 467 pasagjerë në bord, të cilët zgjodhën të vizitojnë Rivierën Shqiptare dhe destinacionet historike e kulturore të jugut të vendit.

Sipas Doganës Shqiptare, Dega Doganore e Sarandës vijon të menaxhojë me profesionalizëm dhe efikasitet fluksin e lartë të kroçerave dhe turistëve, duke garantuar procedura të shpejta, të sigurta dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, vlerësoi punën e strukturave doganore në përballimin e sezonit turistik, duke theksuar se lehtësimi i procedurave kufitare është një element i rëndësishëm në përmirësimin e përvojës së turistëve që vizitojnë Shqipërinë.

“Administrata doganore mbetet e angazhuar për të garantuar një shërbim sa më cilësor dhe efikas, duke mundësuar përpunimin e shpejtë të udhëtarëve dhe mjeteve në pikat hyrëse të vendit, në mbështetje të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë”, theksoi Beja.

Rritja e numrit të kroçerave që ndalojnë në Portin e Sarandës konfirmon interesin në rritje të operatorëve ndërkombëtarë për Shqipërinë si destinacion turistik në Mesdhe. Çdo mbërritje e anijeve turistike sjell qindra vizitorë që frekuentojnë monumentet e trashëgimisë kulturore, plazhet, bizneset lokale dhe shërbimet turistike, duke gjeneruar të ardhura për ekonominë e zonës.

Saranda është shndërruar vitet e fundit në një nga destinacionet më të kërkuara të turizmit detar në vend, falë pozicionit strategjik, afërsisë me ishullin e Korfuzit dhe ofertës së pasur natyrore e kulturore. Fluksi i lartë i kroçierave gjatë muajve të verës pritet të ndikojë pozitivisht në ecurinë e sezonit turistik, duke forcuar më tej imazhin e Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më konkurrues në tregun ndërkombëtar të turizmit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Saranda në alarm pas atentatit, Demo shkrin zinxhirin drejtues të Policisë, ngrihet Task-Forcë për sagën kriminale

SARANDË, 21 shtator 2026 /Albania Express News/ – Atentati...

“Expo Arbëria ” bashkon zemrat shqiptare në Spezzano Albanese dhe sjell në jetë traditën dhe identitetin arbëresh

SPEZZANO ALBANESE,ITALI , 21 shtator 2026 /Albania Express News/-...

“Studentët e universiteteve të Kosovës marshojnë në Prishtinë kundër aktgjykimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së”

PRISHTINË, 21 shtator 2026 /Albania Express News/- Studentët e...

Kombëtarja shqiptare / Nis pauza 3 javore e kampionateve, më e gjata në historinë e futbollit

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Këtë të hënë...