Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

TIRANË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëherazi zëvendëspresident i UEFA-s, Armand Duka, ka reaguar pas vendimit të FIFA-s për t’u tërhequr nga plani për shitjen e një pjese të të drejtave të saj te investitorë privatë.

Përmes një deklarate publike, Duka e ka mirëpritur tërheqjen e FIFA-s nga ky projekt, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv. Megjithatë, ai thekson se e gjithë situata ka ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën e qeverisjes së futbollit në nivel ndërkombëtar.
“E mirëpres vendimin e fundit të FIFA-s për t’u tërhequr nga plani për shitjen e një pjese të të drejtave të FIFA-s te investitorë privatë. Megjithatë, zhvillimet që shoqëruan këtë proces kanë ngritur në mënyrë të pashmangshme pikëpyetje serioze mbi integritetin, transparencën, llogaridhënien dhe qeverisjen e futbollit, çështje që do të duhet patjetër të adresohen”, shkruan Duka.

Presidenti i FSHF-së nënvizon se vendimet që prekin të ardhmen e futbollit duhet të bazohen gjithmonë në standardet më të larta të transparencës, qeverisjes së mirë dhe përgjegjshmërisë institucionale, duke i cilësuar këto si parime themelore për mbrojtjen e integritetit të lojës.
Në deklaratën e tij, Duka shpreh edhe mbështetjen e plotë për qëndrimin e UEFA-s, duke bërë të ditur se do të vijojë të punojë së bashku me drejtuesit e federatave të tjera evropiane për të garantuar që situata të tilla të mos përsëriten.
“Mbështes plotësisht qëndrimin e UEFA-s. Së bashku me UEFA-n dhe kolegët e mi, presidentët e federatave kombëtare, do të punoj ngushtë për të siguruar që mësimet e nxjerra nga kjo situatë të përkthehen në hapa konkretë dhe të vendosen mekanizmat e nevojshëm për të parandaluar përsëritjen e rasteve të ngjashme në të ardhmen”, thekson ai.
Në përfundim, zëvendëspresidenti i UEFA-s vlerëson unitetin e federatave evropiane si faktorin kyç që ndikoi në tërheqjen e FIFA-s nga ky plan.
“Edhe një herë u dëshmua se uniteti është vlera jonë më e madhe. UEFA tregoi sërish se, kur të gjithë aktorët e futbollit flasin me një zë të vetëm dhe qëndrojnë të bashkuar, gjithmonë mund të gjendet rruga e duhur”, përfundon deklarata e Armand Dukës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kriza e emigrantëve në Ceuta, Spanja kritikon BE-në për mungesë solidariteti: Po mbani qëndrim egoist

SPANJË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Spanja ka kritikuar disa...

Vapa po i kushton miliona Shqipërisë: 41.5 mln Euro për energji, goditet bujqësia dhe shtrenjtohen perimet

TIRANË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Në muajt e parë...

“Kjo nuk asht nji punë që kalon lehtë”, Marjana Koçeku paralajmëron kryengritjen e Shkodrës: Nesër nisin protestat për konsullatën serbe

SHKODËR ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Deputetja Marjana Koçeku paralajmëron...

Kroçiera “Seabourn Quest” mbërrin në Portin e Sarandës me 467 turistë

TIRANË, 01 gusht 2026 /Albania Express News/ -Shqipëria vijon...