Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, reagimi i Britanisë: Aktgjykimi të mos përdoret për të nxitur tensione

PRISHTINË, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – Mbretëria e Bashkuar ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke bërë thirrje për qetësi dhe për reagime paqësore.

Ministri britanik për Evropën, Lord Wood of Anfield, deklaroi se Mbretëria e Bashkuar respekton pavarësinë e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe procesin e tyre gjyqësor, ndërsa nënvizoi angazhimin e Londrës për drejtësinë, llogaridhënien dhe pajtimin në rajon.

Sipas tij, aktgjykimi lidhet me përgjegjësinë e individëve dhe nuk duhet të interpretohet si një gjykim ndaj shtetësisë apo sovranitetit të Kosovës.

“Ky aktgjykim nuk është një gjykim për shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj”, u shpreh Lord Wood.

Ministri britanik theksoi gjithashtu se gjetjet e gjykatës kanë të bëjnë me individë dhe nuk duhet të shfrytëzohen për të nxitur tensione ndërmjet komuniteteve apo në rajon.

“Udhëheqësit politikë dhe figurat publike kanë përgjegjësi të promovojnë qetësinë, të sigurojnë që çdo reagim të mbetet paqësor dhe të vendosin sigurinë e njerëzve në radhë të parë”, deklaroi ai.

Ambasada Britanike në Prishtinë bëri të ditur se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë bashkëpunimin me partnerët në rajon për të mbështetur paqen, drejtësinë dhe një të ardhme të sigurt e të begatë për të gjitha komunitetet.

Reagimi britanik vjen pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në një proces gjyqësor që ka tërhequr vëmendje të gjerë në Kosovë, Shqipëri dhe më tej në rajon.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: “Paketa e Maleve”, mënyra më e mirë për zgjerimin e agroturizmeve

TIRANË ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Mbështetje edhe nga politika dhe institucionet vendore për Sopotin , Balla ,Mazniku , Salla ,Disha , Muzhaqi e Komici zbresin...

LIBRAZHD ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Atmosfera sportive në...

Rama: Projektet pilot me komunitetet lokale synojnë mbrojtjen e natyrës në zonat turistike

TIRANË ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...