Broja drejt largimit nga Burnley, PAOK-u hidhet në sulm për sulmuesin shqiptar

ANGLI, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – E ardhmja e Armando Brojës mund të jetë larg Anglisë, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që ka tërhequr interesimin e PAOK-ut në Greqi dhe Al Jazira-s në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas raportimeve të Sky Sports, PAOK-u po shqyrton mundësinë e transferimit të Brojës në formën e huazimit, ndërsa Burnley kërkon një formulë tjetër për largimin e sulmuesit 25-vjeçar.

Klubi anglez preferon një transferim të përhershëm, ose alternativisht një huazim që përfshin një detyrim blerjeje në rast se plotësohen kushtet e përcaktuara në marrëveshje.

Në këtë situatë, koha është një faktor i rëndësishëm për PAOK-un. Merkatoja në Greqi mbyllet sonte dhe klubi grek duhet të përshpejtojë negociatat nëse synon të arrijë një marrëveshje me Burnley-n për Brojën.

Ndërkohë, Al Jazira ka më shumë kohë për të vepruar, pasi afati i merkatos në Emiratet e Bashkuara Arabe është i hapur deri më 28 shtator.

Broja është aktualisht pjesë e Burnley-t dhe këtë sezon ka marrë minuta në Championship. Në ndeshjen e fundit ndaj Swansea-s, sulmuesi shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë dhe pati edhe një mundësi për të shënuar me kokë.

Më herët, Broja ishte aktivizuar për 45 minuta në përballjen ndaj Bristol City-t.

Tashmë vëmendja është te negociatat mes palëve. Mbetet për t’u parë nëse PAOK-u do të arrijë të bindë Burnley-n për një huazim, apo nëse klubi anglez do të insistojë për një marrëveshje që i garanton shitjen përfundimtare të sulmuesit shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: “Paketa e Maleve”, mënyra më e mirë për zgjerimin e agroturizmeve

TIRANË ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Mbështetje edhe nga politika dhe institucionet vendore për Sopotin , Balla ,Mazniku , Salla ,Disha , Muzhaqi e Komici zbresin...

LIBRAZHD ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Atmosfera sportive në...

Rama: Projektet pilot me komunitetet lokale synojnë mbrojtjen e natyrës në zonat turistike

TIRANË ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...