Dalipi: Elbasani është në vendin e duhur, por sulmi ka nevojë për përforcime

Elbasani po kalon një sezon pozitiv dhe renditja aktuale e pasqyron qartë këtë ecuri. Verdheblutë renditen në vendin e dytë të tabelës, një pozicion që përputhet plotësisht me objektivat e vendosura në fillim të kampionatit. Edhe pse dy ndeshjet e fundit kanë sjellë një ndalesë në ritmin e skuadrës, kjo nuk e zbeh punën e bërë deri tani dhe as nuk ndryshon panoramën e përgjithshme të sezonit.

Një nga zërat më të njohur të futbollit shqiptar dhe emër që e njeh mirë realitetin verdheblu është Kujtim Dalipi, ish-futbollist i Elbasanit, Partizanit dhe Kombëtares. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Dalipi analizon situatën aktuale të skuadrës, ndalet te dy ndeshjet e fundit, vlerëson pikat e forta dhe jep opinionin e tij për merkaton e janarit, duke theksuar se përforcimet duhet të jenë të studiuara dhe të fokusuara te repartet vendimtare.

Z. Dalipi, si e vlerësoni ecurinë e Elbasanit deri në këtë moment të sezonit?

Në përgjithësi, Elbasani ka bërë mirë. Skuadra ka treguar vazhdimësi dhe ka dëshmuar se është konkurruese. Dy ndeshjet e fundit nuk kanë qenë në nivelin e duhur, por kjo është normale në një sezon të gjatë. E rëndësishme është që ekipi të ruajë qetësinë dhe identitetin e tij.

A janë këto dy ndalesa një sinjal shqetësues?

Jo, aspak. Janë momente që i kalon çdo skuadër gjatë kampionatit. Ulje-ngritjet janë pjesë e lojës. Ajo që ka rëndësi është reagimi dhe mënyra se si përballohen këto situata.

Vendi i dytë në renditje është brenda pritshmërive?

Po, plotësisht. Është një pozicion që përputhet me objektivat dhe meriton përgëzime. Vend i dytë do të thotë se shumë gjëra janë bërë mirë, si nga lojtarët ashtu edhe nga stafi teknik.

Cilat janë pikat më të forta të Elbasanit?

Pa diskutim, porta dhe qendra e mbrojtjes. Këto reparte i kanë dhënë siguri ekipit. Portieri ka qenë vendimtar në disa ndeshje, ndërsa mbrojtja qendrore ka funksionuar në mënyrë solide. Falë tyre, Elbasani ka grumbulluar shumë pikë.

Ku ka më shumë nevojë ekipi për përforcime në merkato?

Prioriteti kryesor mbetet sulmi. Elbasanit i duhen lojtarë që bëjnë diferencën, që shënojnë dhe marrin përgjegjësi në momentet vendimtare. Ka pasur ndeshje ku skuadra ka krijuar raste, por i ka munguar konkretizimi.

A duhet menduar edhe për reparte të tjera?

Sigurisht. Kampionati është i gjatë dhe Elbasani do të jetë aktiv edhe në Kupë. Një mbrojtës krahu do të rriste konkurrencën, ndërsa një mesfushor me eksperiencë do t’i jepte më shumë qetësi dhe alternativë skuadrës.

Pra, merkato për thellim të organikës?

Saktësisht. Elbasani ka një bosht të konsoliduar dhe nuk ka nevojë për ndryshime rrënjësore. Duhet ruajtur ekuilibri, por me disa afrime cilësore që garantojnë nivel të lartë edhe në rast mungesash apo lodhjeje.

Çfarë objektivi realist shihni për vazhdimin e sezonit?

Qëndrimin në zonën e sipërme dhe luftë deri në fund. Me përforcimet e duhura, Elbasani mund të synojë më shumë sesa thjesht “Final 4”.

Një mesazh për lojtarët dhe tifozët verdheblu?

Besim dhe durim. Skuadra ka potencial dhe po bën një punë të mirë. Mbështetja e tifozëve është vendimtare, sidomos në momentet më të vështira.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona

LONDËR,24 maj 2026/Albania Express News/Një 17-vjeçar është plagosur me...

“Mund të jap dorëheqjen së shpejti”/ Vuçiç reagon pas protestave në Beograd: Mandati im është drejt fundit

SERBI,24 maj 2026/Albania Express News/Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç,...

U përfshi në një aksident të frikshëm në Janinë, ish-futbollisti i përfaqësueses greke në gjendje kritike për jetën

GREQI,24 maj 2026/Albania Express News/Ish-mbrojtësi i kombëtares greke, Marios...