”Crystal Palace” fiton Conference League

LAJPCIG, 27 maj 2026/Albania Express News / – Klubi i njohur i futbollit anglez, ”Crystal Palace” fitoi sonte kupën e Conference League, pasi mundi në finale ekipin spanjoll të ”Rayo Vallecano”-s, me rezultatin 1-0, sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parë e ndeshjes, së luajtur në ”Red Bull Arena” të Lajpcigut dhe e drejtuar nga italiani Maurizio Mariani u mbyll me rezultatin 0-0, me pak raste për të dyja skuadrat, ku më të mirin e pati Mitchell i ”Crystal Palace”, pak para përfundimit të kësaj pjese.

Topi i goditur me kokë prej tij përfundoi pak centimetra larg shtyllës së majtë të portës së mbrojtur nga Batalia.

Gjatë pjesës së dytë ”Crystal Palace” shënoi golin e vetëm të ndeshjes me anë të Matetas (51′).

Kjo është fitorja e parë kontinentale e ”Crystal Palace” përgjatë gjithë historisë së tij mbi 100-vjeçare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...

Edi Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

TIRANË, 13 korrik 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama...