Përmbytjet katastrofike në Nepal, të paktën 95 viktima dhe qindra të zhdukur

NEPAL , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Të paktën 95 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve shkatërruese që goditën Nepalin, sipas të dhënave të raportuara nga gazeta lokale The Kathmandu Post.

Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Kryeministrit të Nepalit, trupat e 95 viktimave janë nxjerrë nga zonat e goditura përgjatë shtatë distrikteve, ndërsa procesi i identifikimit vazhdon.

Situata paraqitet veçanërisht e rëndë mes forcave të sigurisë, ku rezultojnë të zhdukur 85 pjesëtarë, mes të cilëve 44 nga Ushtria Nepaleze, 28 nga Policia e Nepalit dhe 13 nga Forca e Armatosur Policore. Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren për lokalizimin e tyre.

Paralelisht, autoritetet njoftojnë se është humbur kontakti me 60 persona të angazhuar në projekte të ndryshme hidroenergjetike. Vërshimet kanë izoluar gjithashtu 391 turistë të huaj dhe 93 turistë vendas, me të cilët aktualisht është e pamundur të vendoset ndërlidhja.

Uji ka shkaktuar dëmtime të mëdha në infrastrukturën e vendit, ku janë dëmtuar 19 ura të kalueshme për automjete dhe rreth 40 kilometra akse rrugore. Ndërprerja e komunikimeve dhe bllokimi i rrugëve po vështirësojnë së tepërmi operacionet e shpëtimit në zonat më të izoluara.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Intelektuali i Gramshit Enver Qose, 75 vite jetë dhe përkushtim për vendlindjen e tij dhe jo vetëm

GRAMSH , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një jetë e...

SEZONI I RI POLITIK DHE QYTETARËT

NGA NERTIL JOLE TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Në...

Pse kaq shumë neveri për njëri-tjetrin, o shqiptarë?!

Nga Vladimir Selamaj FIER , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Ekziston...