Bllokim i nyjeve kyçe! Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku do të vendosen

TIRANË ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë përpara Kuvendit të Shqipërisë në protestën e 58-të radhazi, e cila përkon me zhvillimin e seancës së fundit plenare të këtij sesioni parlamentar.
Sipas gazetarit Osman Stafa, protestuesit nuk do të qëndrojnë vetëm përpara Parlamentit, por do të ndahen në disa pika strategjike të kryeqytetit. Ata pritet të pozicionohen pranë Kuvendit, Ministrisë së Brendshme dhe në Rrugën e Elbasanit, në pritje të mbërritjes së ministrave dhe deputetëve.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie. Sipas raportimeve, në disa raste efektivët kanë tentuar t’i largojnë protestuesit nga vendet ku ishin vendosur.
Perimetri i sigurisë është përforcuar me një gardh të gjerë policor, i përbërë nga dy rreshta të forcave “Shqiponja” dhe një rresht të efektivëve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH), ndërsa zona përreth Kuvendit vijon të monitorohet nga një numër i madh forcash policore.

Situata deri tani paraqitet e qetë, ndërsa pritet zhvillimi i mëtejshëm i protestës dhe mbërritja e deputetëve në Kuvend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përplasje mes tubuesve dhe policisë gjatë protestës, shoqërohet organizatori Arben Kola

TIRANË ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e thirrur këtë...

Jashtë vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe policisë, Kuvendi nis seancën e fundit plenare të këtij sesioni

TIRANË ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Jashtë ambienteve të Kuvendit...

Franca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize

FRANCË ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti francez Emmanuel Macron...