Berlin, Taulant Balla: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

TIRANË, 20 maj/2026/Albania Express News/ Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilluan një takim me Ministrin gjerman të Shtetit për Europën, Gunther Krichbaum, ku u diskutua mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe reformën në drejtësi.

Në një postim në rrjete sociale Balla ka falënderuar zyrtarin gjerman për mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit.

“Faleminderit për ftesën dhe mikpritjen Ministrit të Shtetit për Europën Gunther Krichbaum. Shqipëria është një model për vendet e tjera në zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë procesin e rivlerësimit (vettingut) të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka kontribuar në rritjen e llogaridhënies, integritetit brenda sistemit gjyqësor, si dhe në sigurinë juridike për investimet e huaja. Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan Balla.

Që prej të hënës, një delegacion i nivelit të lartë i Kuvendit të Shqipërisë, i përbërë nga Taulant Balla, Jorida Tabaku dhe Igli Hasani, ndodhet në Berlin në një vizitë zyrtare me ftesë të Ministrit gjerman të Shtetit për Europën, Gunther Krichbaum. Delegacioni ka zhvilluar takime në Kancelarinë gjermane, Qeverinë Federale dhe Bundestag, ku në fokus kanë qenë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe perspektiva e vendeve kandidate të avancuara, në një moment kur në Bruksel pritet miratimi i IBAR-it nga vendet anëtare të BE-së.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çmenduria e miliardave, si mundet që Burnley i rënë nga kategoria fiton më shumë se Barcelona Kampione?!

ANGLI,20 maj 2026/Albania Express News/Futbolli modern ka arritur në...

Shqipëria e re e Maran, ja kush përfiton nga skema e re dhe kush humbet vendin!

Nga Endi Tufa TIRANË ,20 maj 2026/Albania Express News/Emërimi i...

Ish-ministri Ylli Pango shkon si dëshmitar, ç’ndodhi sot në gjyqin e dosjes “Partizani”

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Gjykata gjatë apelit të palëve...