Berisha në Dibër: PD gjeti mbështetjen më të madhe në forumin e IDU-së

TIRANË, 3 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarë dhe simpatizantë në Dibër, në kuadër të “Foltores”, ku u ndal te zhvillimet politike në vend dhe aktiviteti i Partisë Demokratike në arenën ndërkombëtare.

Duke folur për pjesëmarrjen e tij në forumin e Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU) në Zagreb, Berisha u shpreh se Partia Demokratike ka marrë mbështetje të gjerë për qëndrimet e saj.

“Në forumin e IDU-së, PD gjeti mbështetjen më të madhe për qëndresën tonë ndaj narkoregjimit”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se opozita në Shqipëri po përballet me një situatë të vështirë, duke akuzuar qeverinë për deformim të procesit zgjedhor dhe lidhje me krimin e organizuar.

“Ne si opozitë misionin tonë në Shqipëri e kemi të vështirë, sepse në vend nuk bëhen zgjedhje, por farsë zgjedhore”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, vendi po përballet me ndikimin e karteleve të drogës dhe me një qeverisje që, siç tha ai, “sillen si pjesë e një organizate kriminale”.

“Por duhet t’ju them se në atë forum, Partia Demokratike gjeti mirëkuptimin dhe mbështetjen më të madhe, dhe kjo është e një rëndësie të jashtëzakonshme për qëndresën tonë”, deklaroi ai.

Berisha shtoi se misioni i opozitës është të komunikojë të vërtetën për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe të mbrojë interesat e qytetarëve shqiptarë.

“Ne kemi mision t’u themi të vërtetën shqiptarëve dhe miqve të shqiptarëve kudo në botë, pavarësisht kostos”, u shpreh ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fshati Levrushk në Pukë, mes gjelbërimit dhe maleve

PUKË, 16maj 2026 /Albanoa Express News/ Mes peizazheve të...

Ansambli “Gurra e Kurbinit” shkëlqen në festivalet mbarëkombëtare, rrëmben çmime dhe zemrat e publikut

Nga Imer Hysa KURBIN,16 maj 2026/Albania Express News/Ansambli “Gurra e...

Zbatimi i paqes fiskale, cilat janë bizneset që nuk përfitojnë

TIRANË ,15 maj 2026/Albania Express News/Drejtoria e Tatimeve ka...