Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, tre të plagosur jashtë rrezikut për jetën

ELBASAN,3 maj 2026/Albania Express News/Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje të menjëhershme të shërbimeve të emergjencës.

Sipas të dhënave paraprake, një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet të vogël, duke lënë të plagosur tre persona. Të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fatmirësisht, burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa qarkullimi në këtë segment është shoqëruar me vështirësi të përkohshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

LIGA E KONFERENCËS / Egnatia e Rrogozhinës kërkon një tjetër rezultat pozitiv në transfertën daneze

Trajneri Nevil  Dede nuk bën ndryshime në formacionin titullar...

Tregu i sigurimeve u rrit me 1,9% në 9-mujorin e këtij viti

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Tregu i sigurimeve...

Nisma e Borussia Dortmund/ Shpërblen tifozët në stadium, ja për çfarë bëhet fjalë…

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Borussia e Dortmundit...