“Dialog”, kryeministri Rama vendos sërish karriget para Kryeministrisë: Asnjë arsye nuk e justifikon dhunën

TIRANË, 21 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish karrige para Kryeministrisë, ku në to ka lënë edhe një herë fletët për dialog me protestuesit.

“Ka 1001 pakënaqësi, halle e probleme, arsye për të protestuar. Por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun mes njerëzish që ndajnë të njëjtin atdhje, që duan të njëjtën gjë, si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë. Dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje, dialogu mori përgjigjen e dhunës. Sot dialogu është këtu përsëri. Çdo dhunues do të marrë përgjigje. Përgjigja do të jetë ligjore, do të jetë financiare. Kush shkatërron, do të paguajë. Shqipëria është e të gjithëve”, tha Rama.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë bëri të njëjtën gjë, por protestuesit refuzuan duke i grisur letrat dhe duke i kthyer përmbys karriget.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME