BOTËRORI 2026/ALBANIA EXPRES NEWS 2026/Imazhet e zbritjes së kombëtares gjermane nga avioni i “Breeze Airways” kanë bërë xhiron e rrjetit për shkak të kontrolleve drastike të sigurisë direkt në pistë, ku yjet milionerë u trajtuan si udhëtarë të thjeshtë pa asnjë privilegj.
Në mes të vapës dhe mbi karrige plastike, lojtarët iu nënshtruan protokollit strikt amerikan të “Elite Team Logistics” përpara se të hipnin në autobusë; Jamal Musiala shihet duke u kontrolluar me detektor dore, portieri Manuel Neuer u detyrua të ulej për kontrollin e këmbëve, ndërsa pjesës tjetër të ekipit iu desh të hiqnin edhe atletet.
Ndonëse bëhet fjalë për një procedurë standarde doganore për fluturimet charter që nuk kalojnë fare nga terminalet VIP, pamjet e “Panzerave” në këto kushte kanë nxitur debate të mëdha dhe ironi të shumta online.Australia shkakton befasinë e radhës në Botërorin 2026 teksa mposhti Turqinë në ndeshjen e Grupit D me rezultatin 2-0 duke marrë 3 pikët e para në këtë kompeticion duke iu bashkuar kështu skuadrës së SHBA.
Pjesa e parë e ndeshjes u nda në dy faza, e para ajo deri para pauzës së hidratimit kur Turqia komandonte lojën, por Australia e mbante mirë dhe nuk pati raste. Faza e dytë ishte ajo pas pauzës kur në minutën e 27, skuadra nga toka e kangurëve moti avantazhin në 1-0 me golin e Irankundës.
Turqia iu afrua golit të barazimit 3 minuta më vonë me Bardakci i cili u ndal nga shtylla. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pikërisht me avantazhin 1-0 të australianëve.
Pjesa e dytë nisi me një tentativë të Calhanoglu gjuajtja e të cilit u prit pa probleme nga Beach. Në krahun tjetër Australia rrezikoi të shënojë golin e dytë me kundërsulm por fitoi vetëm një goditje këndi. Megjithatë Turqia ishte më mirë në fushën e lojës në këtë pjesë të dytë që filloi të krijojë raste në portën australiane fillimisht me Yuksek dhe më pas me Guler me goditje dënimi.
Megjithatë ajo që gjeti sërish golin ishte pikërisht Australia që e çoi rezultatin në 2-0 me golin e shënuar në minutën e 74 nga Metcalfe për t’ia bërë akoma më shumë të vështirë punën skuadrës së Montellës.
Turqia pati shansin e artë që të rihapte menjëherë llogaritë e sfidës për me Arkturkoglu, por portieri australian bëri mrekullinë dhe e ndali gjuajtjen e tij me kokë.
Në minutat e mbetura historitë e kësaj ndeshjeje nuk ndryshuan më pavarësisht disa përpjekjeve të skuadrës së Montellës dhe rezultati mbeti 2-0 për Australinë që e nisi me një fitore shumë të rëndësishme aventurën e saj në këtë botëror, ndërkohë që Turqia zhgënjeu jo pak në fushën e lojës.
REZULTATI:
Australi 2-0 Turqi
Irankunda 27′, Metcalfe 75′
Goli i Irankunda
Goli i Metcalfe

