“Watergate-i grek” trondit Athinën: 87 persona nën përgjim me Predator

Greqia po përjeton një nga skandalet më të mëdha politike dhe institucionale të dekadës, tashmë i quajtur nga mediat ndërkombëtare si “Watergate-i grek”. Hetimet kanë zbuluar se dhjetëra zyrtarë të lartë, ministra, gjyqtarë, gazetarë dhe ushtarakë janë përgjuar përmes softuerit të paligjshëm spiun Predator, ndërkohë që në disa raste përgjimet janë kryer paralelisht edhe nga Shërbimi Informativ Kombëtar (EYP).

Skandali shpërtheu në vitin 2022, pas denoncimit të Nikos Androulakis, aktualisht kryetar i PASOK, i cili u informua se telefoni i tij ishte komprometuar nga një mesazh i infektuar. Përgjimet me Predator, të shpërndarë nga kompania izraelite Intellexa me bazë në Athinë, kanë prekur të paktën 87 persona, sipas Autoritetit Grek për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Dorëheqjet e kreut të EYP dhe të këshilltarit kryesor të kryeministrit nuk kanë mjaftuar për të zbutur akuzat, ndërsa opozita flet për një mbulim të së vërtetës nga ekzekutivi. Deri më tani, asnjë zyrtar i qeverisë nuk është përballur me akuza penale, ndërkohë që çështja gjyqësore për dy izraelitë dhe dy grekë pritet të shqyrtohet nga një gjyqtar i shkallës së ulët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Panairi mes artit, traditës dhe kulturës shqiptare në Gjirokastër

Në zonën historike të Gjirokastrës u çel fundjavën që...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

Gati 7 mijë vende të lira pune, nga financierë te punëtorë krahu

Tregu i punës në Shqipëri po shfaq kërkesë të...

PD kërkon mocion me debat në Kuvend për situatën në Onkologjik

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit...