Shërbimi Sekret i SHBA ndalon sulmin pranë OKB-së në New York

Shërbimi Sekret i SHBA-së ka ndërhyrë për të ndërprerë një rrjet pajisjesh telekomunikacioni që mund të kishte bllokuar sistemet celulare në New York, gjatë mbledhjes së liderëve për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Agjencia njoftoi se muajin e kaluar zbuloi më shumë se 300 serverë SIM dhe 100,000 karta SIM, të cilat mund të përdaheshin për sulme telekom, përcjell BBC.

Sipas agjentit të posaçëm Matt McCool, “Ky rrjet kishte fuqinë të çaktivizonte kullat e telefonisë celulare dhe praktikisht të shkatërronte rrjetin celular të New York-ut.”Pajisjet u gjetën brenda 56 km nga selia e OKB-së dhe hetimet treguan se skema ishte “e organizuar mirë dhe e financuar nga aktorë të njohur shtetërorë dhe individë të identifikuar nga organet federale.”

Mes veprimeve të kërcënuesve përfshiheshin dërgimi i mesazheve të koduara tek grupe kriminale dhe organizata terroriste.

Sipas zyrtarëve, pajisjet ishin të afta të dërgonin 30 milion mesazhe në minutë, të bllokonin kullat celulare dhe të ndërprisnin komunikimin e emergjencës.

Përveç kësaj, u gjetën 80 gram kokainë, armë të paligjshme dhe pajisje kompjuterike.

Ky operacion erdhi pas hetimeve për kërcënime anonime telefonike ndaj tre zyrtarëve të SHBA-së këtë pranverë, ndërkohë që mbi 100 liderë dhe delegacione nga e gjithë bota janë mbledhur në Midtown Manhattan për 80-vjetorin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike,...

Mbijetoi 32 orë nën rrënojat e tërmetit në Venezuelë, 12-vjeçarja tregon momentet e tmerrit: Mendova se do të vdisja

VENEZUELË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Një vajzë 12-vjeçare në...

Rama: Zvërneci është tokë private, projekti do të respektojë standardet e BE-së për mjedisin

TIRANË, 6 korrik 2026/Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama...

Anglia mbijeton në “ferrin” e Aztekës, mposht mes spektaklit Meksikën dhe siguron çerekfinalen ndaj Norvegjisë

BOTËRORI 2026, 6 korrik 2026/Albania Express News/-Anglia është kualifikuar...