Karriget e dialogut sërish në tokë, Rama ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…

TIRANË, 21 tetor 2026 /Albania Express News/-Karriget e vendosura para kryeministrisë nga Edi Rama, si një ftesë për dialog me pedagogët dhe studentët që kanë dalë në protestë, edhe sot u refuzuan.

Të mbledhur që në orët e para mëngjesit të sotëm para zyrës së Ramës, ata i thyen dhe i hodhën pranë derës së institucionit, duke lënë kështu të kuptohet se nuk duan të dialogojnë.
Ndërkohë, Rama e kishte edhe sot një përgjigje për këta të fundit, duke i ironizuar dhe duke i shkruar në thonjëza fjalën pedagogë.

““Pedagogët” erdhën sot përsëri…”, shkruan Rama krahas videos me pamje nga ‘aksioni’ sot.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME