Presidenti Begaj nderon patriotët çamë që dhanë jetën në Luftën e Dytë Botërore

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti të premten në Presidencë një grup trashëgimtarësh të patriotëve çamë, të cilët luftuan, u internuan dhe dhanë jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e çamëve në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, duke theksuar se ata janë pjesë e historisë kombëtare dhe një vlerë e çmuar për Shqipërinë.

“Patriotët çamë luftuan, u internuan dhe dhanë jetën në betejën kundër fashizmit dhe nazizmit. Ky komunitet ka dhënë kontribute të njohura e pozitive dhe përbën gjithmonë një vlerë të çmuar me arritje të rëndësishme në historinë tonë,” – u shpreh Presidenti Begaj.

Në këtë takim morën pjesë personalitete të komunitetit çam, mes tyre kryetari i Shoqatës “Çamëria”, Nimet Mehmeti. Ndër të pranishmit ishin edhe dy 95-vjeçarë që, si adoleshentë në moshën 15-vjeçare, përjetuan dhe morën pjesë aktivisht në Luftën e Dytë Botërore.

Gjithashtu, i pranishëm ishte edhe shkrimtari Luan Rama, nipi i heroit të popullit Ali Demi, i cili ra heroikisht në betejë kundër pushtuesve gjermanë kur ishte vetëm 25 vjeç.

Ky takim shënoi një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për sakrificat e brezave të mëparshëm, duke e theksuar edhe një herë rolin e pazëvendësueshëm të komunitetit çam në historinë e Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Portugalia i jep Shqipërisë pikët maksimale, Italia na “lë në baltë”/ Si u votua vendi ynë në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,17, maj 2026/Albania Express News/Shqipëria arriti të merrte 145...

Regjistrimi fillestar, drejt përfundimit procesi në 108 fshatra nga Elbasani në Vermosh

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës...

Tmerr në aeroportin e Splitit në Kroaci/ Avioni me 135 persona në bord del nga pista me 240 km/h, shmanget tragjedia

KROACI,16 maj 2026/Albania Express News/Një Airbus A220-300 i “Croatia...