TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Ish-presidenti Ilir Meta, i paraburgosur për tre akuza, përsëriti versionin e tij se hetimi i SPAK-ut ndaj tij është ndikuar nga Charles McGonigal dhe Yuri Kim.
Ish-ambasadoren amerikane Meta e konsideroi “armike të përbetuar të Shqipërisë dhe në shërbim të Serbisë”. Ish-bashkëshortja e tij, e cila ndodhet me të në të njëjtën dosje, thotë se Meta po tregon të vërtetën.
Duke qëndruar te ideja e komplotit, Ilir Meta shtoi se, gjatë kohës që ishte president, ishte kërcënuar nga pesë përfaqësues të ambasadave që të mos dekretonte Marsida Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, por një emër tjetër, Arta Vorpsi, në atë kohë pjesë e konfliktit. Kryemadhi, pavarësisht se ish-bashkëshorti përdori distancën e politesës duke e quajtur “zonja”, sërish konfirmoi denoncimin e tij.

