Emra të rinj, revolucione në pankinë, si ndryshojnë të mëdhenjtë e futbollit evropian në ndjekje të trofeut të Champions League

EUROPË ,19 gusht 2026/Albania Express News/-Sezoni rinis nga aty ku përfundoi. Paris Saint Germaini ngriti trofeun e Ligës së Kampioneve për të dytin vit radhazi dhe duket se është ende skuadra për t’u mundur, të paktën kur sheh ndeshjen e saj të parë zyrtare evropiane pikërisht në Superkupën UEFA me Aston Villa.

Arsenali arriti në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm pas 20 vitesh dhe i tha lamtumirë ëndrrës për të ngritur trofeun me veshë të mëdhenj. Por për të treguar të gjithë forcën e tij i dha një leksion të mirë Manchester City që nuk e kishte Guardiolën në pankinë duke e mundur 3-0 në Community Shield. Janë këto skuadrat, që në pamje të parë duket se janë ende më të fortat në kontinent. Por mbetet të kuptohet sesi merkatoja i ka ndryshuar apo përmirësuar ekipet e tjera të mëdha të kontinentit si Bayerni i Mynihut, Reali i Madridit, Barcelona, Atletico Madrid, Manchester City dhe Liverpool
PSG – Kolektiv i kompletuar, me automatizma perfektë dhe për shumë aspekte, skuadra e Luis Enrique duket një forcë e vërtetë, e aftë për të përballuar çdo ndeshje. Një skuadër shumë kompetitive që ka sjellë një futbollist krahu si Akliouche që di të luajë në të dyja krahët. I shtoi repartit të sulmit, heroin e botërorit të fundit, Ferran Torres dhe një sulmues tjetër krahu si Godts. Si mbrojtës krahu siguroi Lucas Digne dhe lejoi largimin e Gonçalos Ramos, Kang-in Lee dhe Kolo Muani, që sidoqoftë nuk do të ishin titullarë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dinamo “digjet” në fund, ekipi i Ilir Dajës mposhtet nga Pafos dhe i thotë lamtumirë ëndrrës europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo është eliminuar...

Evis Sala vlerësohet nga platforma ndërkombëtare, ministrja e Shëndetësisë mes 100 grave influencuese në onkologji

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ministrja e Shëndetësisë...