Freski mes natyrës, turistët zgjedhin lumin Kir në Shkodër

SHKODËR, 09 gusht 2026/Albania Express News/-Lumi Kir është kthyer gjatë ditëve të nxehta të verës në një nga destinacionet e frekuentuara nga turistët dhe vizitorët që zgjedhin zonat natyrore të Shkodrës për t’u çlodhur dhe për t’i shpëtuar temperaturave të larta.

Ujërat e lumit, peizazhi natyror dhe hapësirat përreth tërheqin vizitorë vendas e të huaj, të cilët e shfrytëzojnë zonën për të kaluar disa orë në natyrë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga pushues që kanë zgjedhur lumin Kir për t’u freskuar dhe për të shijuar një nga panoramat karakteristike të veriut të vendit.

“Buzë lumit Kir”, shkruan Rama në postim.

Sidomos gjatë fundjavave, zona përgjatë lumit Kir merr më shumë gjallëri, me turistë që mbërrijnë në grupe familjare apo me miq, duke e konsideruar lumin një alternativë për turizmin e natyrës dhe largimin nga zonat urbane.

Lumi Kir, që përshkon një nga zonat me vlera të veçanta natyrore pranë Shkodrës, është pjesë e peizazhit të Alpeve Shqiptare dhe ofron mundësi për eksplorim, piknik dhe aktivitete në natyrë.

Frekuentimi në rritje i zonave të tilla tregon edhe interesin e turistëve për destinacionet natyrore, përtej pikave tradicionale turistike. Bukuritë natyrore të veriut vijojnë të jenë një nga alternativat më të kërkuara gjatë sezonit të veror.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani zbarkon në Greqi, zbardhet axhenda e verdhebluve , Ivan Gvozdenoviç teston të rinjtë dhe afrimet e reja

GREQI ,10 gusht 2026/Albania Express News/-AF Elbasani ka mbërritur...

Shqipëria në vendin e 10-të mes 20 destinacioneve kryesore të pushimeve të francezëve këtë verë

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria renditet në vendin...

‘PD me në krye Berishën drejt shuarjes’, Spaho: E ardhmja i takon atij që do të guxojë ta sfidojë

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i...