TIRANË ,08 gusht 2026/Albania Express News/-Protesta e 70-të përpara Kryeministrisë ka përfunduar me marshim në rrugët e kryeqytetit.
Por kjo protestë e 70-të u shoqërua me tensione, teksa gjatë fjalimeve një protestuese nisi të fliste për Gazën, por që më pas mikrofoni iu fik.
Organizatorët e protestës, iu afruan për t’i kërkuar të mos vijojë me fjalimin, pasi aty janë për të folur për Qeverinë shqiptare.
Në një moment, situate është tensionuar, pasi protestuesja vendosi të mos lirojë vendin ku mbahen fjalimet. Pas kësaj, ajo dëgjohet t’i thotë një personi që “mos më prek”, kjo pasi u tentua të largohej nga aty.
Mikrofoni iu dha sërish, ku dhe protestuesja përmbylli fjalimin e saj e irrituar dhe nervozuar me tone të ashpra.
Aktivistja Luçjana Kokaj deklaroi në protestë se qëndresa qytetare prej 70 ditësh ka arritur të thyejë frikën dhe të bashkojë qytetarët rreth kërkesës për ndryshim politik. Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, Kokaj deklaroi se protestuesit nuk do të tërhiqen nga qëndresa.
“E vetmja besë që do të marrësh nga ne, zoti Kryeministër, është që nuk largohemi pa ikur ti. Jeni shumë ju që mund të jeni në vend të tij. Rinia shqiptare mund të bëjë shumë më shumë se ç’kanë bërë këta kriminelë”, tha ai.
Pjesë e protestës ishte edhe ish-deputetja socialiste, Marjana Koçeku, e cila u pa në bulevard.
Protesta e 70-të u mbyll me marshimin e përnatshëm, në rrugët e kryeqytetit.

