“The Week”: Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira turistike

TIRANË ,08 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria renditet në krye të shtatë vendeve të përzgjedhura si destinacione turistike ku turistët mund të përfitojnë më shumë, falë kostove të përballueshme për akomodimin, ushqimin dhe aktivitetet turistike, sipas medias amerikane “The Week”.

Vija bregdetare shqiptare cilësohet si një nga pikat kryesore të vendit, ndërsa Saranda, Vlora dhe Himara veçohen për peizazhet e tyre të bukura bregdetare.

Për adhuruesit e natyrës dhe ecjeve malore, Alpet Shqiptare ofrojnë disa shtigje, përfshirë itinerarin e njohur drejt Syrit të Kaltër, ndërsa Tirana përshkruhet si një kryeqytet dinamik, me një gamë të gjerë aktivitetesh dhe mundësish argëtimi.

Në listë janë përfshirë Shqipëria, Republika Dominikane, Estonia, Kenia, Malajzia, Polonia dhe Vietnami, si destinacione ku turistët mund të shijojnë pushime cilësore me një buxhet më të përballueshëm.

Një tjetër pikë e veçantë e Shqipërisë është Bunk’Art, bunkeri i Luftës së Ftohtë i transformuar në muze të artit bashkëkohor, i cili ofron një pasqyrë të historisë moderne të vendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përshkallëzohet përplasja Spanjë-Itali për emigrantët, Madridi vendos kontrolle kufitare

SPANJË ,08 gusht 2026/Albania Express News/-Përplasja mes Spanjës dhe...

E trishtë/ Zi në familjen e Messit, babai i ikones argjentinase ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare

ARGJENTINË ,08 gusht 2026/Albania Express News/-Leo Messi po përjeton...

Agim Ademi pret drejtuesit e rinj të Ulpianës: “Vizioni i tyre është rikthimi në Ligën e Parë”

KOSOVË,08 gusht 2026 / Albania Express News/-KF Ulpiana po...