TIRANË ,08 gusht 2026 / Albania Express News/-Ndonjëherë një ndeshje futbolli vlen më shumë se 90 apo 120 minuta lojë. Të tregon ku je, çfarë ke ndërtuar, çfarë të mungon dhe, mbi të gjitha, nëse ke të drejtë të shpresosh.
Përballja e Egnatias me Shamrock Rovers në Irlandë ishte pikërisht e tillë. Ishte një ndeshje ku Egnatia nuk shkoi si një skuadër shqiptare që kërkon të mbijetojë në Europë, por që ka filluar të besojë se mund të jetë pjesë e saj.
Dhe kjo, në vetvete, është ndryshim i madh.
Por futbolli nuk ushqehet vetëm me optimizëm. Ai kërkon standard. Shamrock na tregoi se Europa nuk është vetëm teknikë dhe talent. Është organizim, ritëm, disiplinë taktike, eksperiencë, qetësi në momentet vendimtare dhe një kulturë e tërë profesionale që ndërtohet ndër vite.
Dhe pikërisht këtu Egnatia duhet të shohë veten në pasqyrë. A kemi bërë përpara? Pa diskutim. A jemi aty ku duhet? Ende jo. Dhe kjo është ndoshta gjëja më pozitive që mund të themi sot.
Sepse Egnatia ka kaluar nga faza e “surprizës shqiptare” në fazën ku prej saj priten rezultate pozitive.
Kjo është një përgjegjësi e re.
Nuk mjafton më të thuash: Kemi bërë një paraqitje të mirë. Duhet të pyesësh: A mund ta përsërisim? A mund ta bëjmë standard? A mund ta çojmë më tej?
Këtu ndahet një klub që rritet nga një klub që thjesht përjeton një moment të mirë. Egnatia ka treguar se investimi, vizioni dhe vazhdimësia mund të prodhojnë rezultate. Tani duhet edhe hapi tjetër: akademi edhe më e fortë, infrastrukturë institucionale më moderne, skauting më profesional, ruajtje e lojtarëve cilësorë siç po bën presidenti Demrozi e drejtor Klejdi prej vitesh, dhe një model sportiv që nuk varet nga një sezon apo një emër por stabiliteti e vazhdimsia. Afrimi i Nevil Dedes dhe CEO Arben Meta e bën funksinimmin më modern.

Ajo që na mungon shpesh është sistemi.
Së pari një Ligj Sporti për të ndihmuar sportin.
Z. Demrozi ka treguar vizion perëndimor jo si ajo ku shqiptari ka një ves të vjetër: pas një fitoreje shpall revolucion, pas një humbjeje shpall katastrofë.
Në futboll, si në jetë, e vërteta është diku tjetër, një klub serioz matet me atë që ndërton në vite, jo me emocionin e një nate. Dhe klubi KF egnatia po e bën.
Përballje me Shamrock Rovers është një shembull i kësaj përvoje e misioni. KF Egnatia është një tjetër histori; historia e një klubi që po ngjitet dhe që tashmë ka detyrimin të mos kthehet pas, pir të fitoj, dominoj, me profesionalizëm e modesti, dhe mbi të gjitha është një familje e rritur me aq kujdes nga presidenti e stafi, deri tek punëtori i fundit dhe komuniteti rrogozhinas.
Prandaj, ndeshja në Irlandë duhet të na bëjë optimistë, por jo euforikë, të jemi profesionistë, të presim, të luajmë qetë, të godasim duke shmangur dyluftimet dhe prishim snën fizike të tyre, sepse këtu është ajo përparësi e vogël e tyre ku dlr Egnatias së Demrozit, tonës, Rrogozhinës .
Objektivat tanë duhet të na bëjnë ambiciozë, por jo arrogantë. Sepse qëllimi nuk duhet të jetë të themi se “u përballëm mirë me Shamrock”.
Qëllimi duhet të jetë që, pas disa vitesh, një skuadër irlandeze të vijë në Shqipëri dhe të thotë:
“Këta shqiptarët janë bërë kundërshtarë seriozë”.
Ky është niveli që duhet të kërkojmë, sepse kemi thënë që Egnatia është sukses e histori për futbollin shqiptar.

Dhe Egnatia, me gjithçka ka ndërtuar deri tani, ka të drejtë të kërkojë më shumë.
Europa nuk t’i fal dobësitë. Europa, gjithashtu, respekton ata që rriten.
Në aspektin teknik , të rezultateve kjo skuadër e di mirë përgjegjësinë që ka për rritjen në rankingun europian të Shqipërisë, e për këtë të gjithë besojmë!
Prof.dr. Xhevdet Zekaj
Qeparo, më 08.08.2026



