Nevil Dede vendos për Aleksin, publikohen formacionet zyrtare të Shamrok Rovers-Egnatia në Ligën e Europës. Dajsinani kapiten, Aleksi sërish në stol

IRLANDË ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Egnatia është gati për një tjetër sfidë të rëndësishme në arenën europiane, teksa mbrëmjen e sotme përballet në transfertë me Shamrok Rovers në ndeshjen e parë të turit të tretë të Ligës së Europës. Takimi zhvillohet në Irlandë dhe nis në orën 21:00, ndërsa kampionët e Shqipërisë synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Pak para fillimit të sfidës, trajneri Nevil Dede ka publikuar formacionin zyrtar, duke konfirmuar zgjedhjet e tij për këtë përballje delikate.

Një nga vendimet më të diskutuara është fakti se Aleksi mbetet sërish në stolin e rezervave, ndërsa në formacionin titullar aktivizohet Alijev, i cili zë vendin e Xhemajlit, tashmë i larguar nga skuadra.

Një tjetër risi është edhe çështja e kapitenit. Dajsinani do të mbajë shiritin e kapitenit në këtë përballje, duke udhëhequr Egnatian në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Nga ana tjetër, Albanese e nis sfidën nga stoli, ndërsa Gruda ka fituar besimin e stafit teknik dhe do të jetë titullar që nga minuta e parë.

Egnatia kërkon një rezultat pozitiv në Dublin për të shkuar me më shumë besim në ndeshjen e kthimit, ndërsa përballë do të ketë një Shamrok Rovers me përvojë në kompeticionet europiane dhe që synon të shfrytëzojë faktorin fushë.

Formacionet zyrtare:

Shamrok Rovers – Egnatia

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Propozimi për Reformën Territoriale/ PS nis konsultimet për hartën e re, mazhoranca u dërgon draftin bashkive

TIRANË ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Teksa në të gjitha...

Pogradeci bëhet qendra e turizmit dhe gastronomisë shqiptare, promovon mikpritjen tradicionale si markë kombëtar

POGRADEC ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Pogradeci mirëpriti një takim...

Dinamo City mundet 1-0, në Irlandë por nuk dorëzohet as me 10 lojtarë, vendoset gjithçka pas një jave në stadiumin Elbasan Arena

IRLANDË ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo City është mposhtur...