“Rama i ka ditët e numëruara”/ Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive, kërkesë e panegociueshme mbetet dorëheqja e kryeministrit

TIRANË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Lëvizja qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë mban sot protestën kombëtare, ku do të jetë e pranishme dhe Diaspora shqiptare.

Ashtu si për cdo natë, edhe dje u mbajt protesta e 62-të radhazi, duke vijuar mobilizimin e përditshëm në Tiranë.

Gjatë tubimit, organizatorët përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa njoftuan se protesta e radhës, e planifikuar për nesër, më 1 gusht, pritet të jetë një protestë kombëtare me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve dhe të diasporës shqiptare.

Sipas njoftimeve të shpërndara nga komunitetet e diasporës në rrjetet sociale, protesta do të zhvillohet në Bulevard, ndërsa shqiptarët brenda dhe jashtë vendit janë ftuar t’i bashkohen tubimit.

“Ka nisur numërimi mbrapsht. Vrisni frikën, merrni pjesë në protestë. Rama i ka ditët e numëruara”, ishin thirrjet e bëra në protestën para Kryeministrisë

Organizatorët kanë bërë apel për pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e 1 gushtit, duke e cilësuar atë si një nga mobilizimet më të rëndësishme të kësaj lëvizjeje, ndërsa theksojnë se pjesëmarrja e diasporës do të jetë një element kyç i tubimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kristjan Asllani drejt Atalantës? Eksperti i merkatos shuan zërat, ja e vërteta me mesfushorin e Kombëtares shqiptare

TIRANË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-E ardhmja e Kristjan...

Zjarr në lagjen “Skënderbej”, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve drejt banesave

ELBASAN ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Një vatër zjarri është...

Divjaka ngrihet në protestë kundër reformës territoriale, qytetarët dhe kryebashkiaku kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën

NGA SARA TARKO DIVJAKË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Qindra qytetarë...