Tefik Osmani emërohet Drejtor i Departamentit të Skautizmit në FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar emërimin e Tefik Osmanit si Drejtor të ri të Departamentit të Skautizmit. Ish-mbrojtësi i njohur ka një karrierë të gjatë si futbollist, duke qenë pjesë e klubeve elitare si Skënderbeu, Tomori, Partizani, Elbasani, Tirana, Teuta, Vllaznia dhe Metalurg Zaporizhya në Ukrainë. Ai ka veshur gjithashtu fanellën e Kombëtares shqiptare.

Pas mbylljes së karrierës në fushë, Osmani ka shërbyer me sukses si drejtor sportiv te Tirana dhe Vllaznia. Në rolin e ri në FSHF, ai do të angazhohet në identifikimin dhe ndjekjen e talenteve shqiptare brenda dhe jashtë vendit, për t’i përfshirë ata në ekipet kombëtare të moshave dhe përfaqësuese.

Ky post ka qenë më parë në dorën e Ardi Beharit, i cili do të vijojë karrierën e tij në Departamentin e Edukimit në FSHF, duke organizuar kurse për trajnerët dhe zhvilluar programe edukative. Drejtoria Teknike e FSHF-së ka vlerësuar punën dhe kontributin e Beharit gjatë drejtimit të Departamentit të Skautizmit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Me sallën e re, “Onufri” bëhet qendër e artit dhe komunitetit në Elbasan

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, së bashku me drejtoreshën...

Nga nesër hyn në fuqi Sistemi Europian i Hyrje-Daljes (EES)

TIRANË, 9 prill/Albania Express News/ Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë...