Renditja/ Tre skuadra shkëputen në krye, Vllaznia prek fundin, si paraqitet situata e Superiores pas javës së pestë

TIRANË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/ – Pesë javë nga starti i kampionatit “Abissnet Superiore”, gara në elitën e futbollit shqiptar ka nisur të marrë një tjetër pamje.

Teuta, Egnatia dhe Dinamo City kanë krijuar një shkëputje në krye të klasifikimit, ndërsa diferenca me skuadrat që ndjekin është bërë e dukshme që në këtë fazë të sezonit.

Teuta vijon të kryesojë bindshëm pas fitores 2-0 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, duke shkuar në kuotën e 13 pikëve. Durrsakët kanë regjistruar katër fitore dhe një barazim në pesë javët e para. 

Në vendin e dytë renditet Egnatia me 12 pikë, pas fitores 2-1 ndaj Partizanit. Kampionët në fuqi siguruan tri pikët në “Arena Egnatia” me golat e Loukilit dhe Albaneses, ndërsa Partizani mbeti në kuotën e 4 pikëve. 

Me po 12 pikë është edhe Dinamo City, e cila pas fitores së thellë 3-1 ndaj Laçit është ngjitur në vendin e tretë. 

Laçi mban vendin e katërt me 7 pikë, plot 5 pikë larg dy skuadrave që ndajnë vendet e dyta dhe të treta. Kurse AF Elbasani, pas barazimit 2-2 me Tiranën në “Selman Stërmasi”, ka shkuar në kuotën e 6 pikëve.

Tirana ndodhet në vendin e gjashtë me 5 pikë, ndërsa Partizani dhe Vora kanë nga 4 pikë.

Në fund të klasifikimit është Skënderbeu me 3 pikë, pas barazimit 1-1 ndaj Vorës. Korçarët morën një pikë në fund të takimit, me Bismark që realizoi nga pika e bardhë në minutat shtesë. 

Situata më e vështirë paraqitet për Vllazninë, e cila pas humbjes 0-2 ndaj Teutës mbetet në vendin e fundit me vetëm 2 pikë. Shkodranët kanë marrë vetëm dy pikë në pesë javët e para dhe kanë pësuar tri humbje radhazi. 

Edhe Partizani po kalon një start të vështirë. Të kuqtë kanë pësuar dy humbje radhazi, fillimisht 2-4 ndaj Dinamo City dhe më pas 1-2 ndaj Egnatias, duke mbetur me vetëm 4 pikë pas pesë javësh. 

Megjithatë, kampionati është ende në fazën e parë dhe diferencat në pikë mund të ndryshojnë ndjeshëm në javët në vijim.

Renditja pas javës së pestë

Java e pestë u mbyll me rezultatet: Vllaznia–Teuta 0-2, Vora–Skënderbeu 1-1, Dinamo City–Laçi 3-1, Tirana–AF Elbasani 2-2 dhe Egnatia–Partizani 2-1.  

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga Haga te përçarja: kush po e ndez zjarrin mes shqiptarëve?

Nga Vladimir Selamaj ATHINË ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Ka...

Mjeku kuron, natyra shëron , refleksion mbi mjekësinë, vetëshërimin dhe kufijtë e dijes

Nga Shefqet Deliallisi TIRANË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/...

Mbyllen zgjedhjet parlamentare në Rusi, Rusia e Bashkuar pritet të ruajë dominimin në Dumë

MOSKË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Në Rusi...