TIRANË,11 korrik 2026/Albania Express News/-Reperi i njohur amerikan Kanye West ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar prej mbrëmjes së djeshme dhe sonte pritet të performojë para mijëra spektatorëve shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të botës për të qenë pjesë e eventit.
“Eagle Stadium” mirëpret sonte rreth 60,000 spektatorë, në spektaklin më të madh muzikor që ka parë ndonjëherë Shqipëria, me repertorin e një prej reperëve të konsideruar si më i madhi i të gjitha kohërave.
Pamjet e para janë publikuar në rrjetet sociale dhe tregojnë YE teksa mbërrin në hollin e një prej hoteleve më të mira në qendër të Tiranës, ndërsa shoqërohet nga një ekip i madh sigurie. Fotografë dhe gazetarë nga vende të ndryshme të Europës ndodhen gjithashtu në kryeqytet.
Sonte, Tirana bëhet epiqendra europiane e muzikës, showbiz-it dhe kulturës me një super-produksion monumental, skenë gjigande, teknologji immersive dhe një eksperiencë që shkon përtej çdo koncerti të organizuar më parë në Shqipëri.
Mbyllet rruga dytësore dhe dalja nga autostrada te “Casa Italia”, në mesditë edhe gjysma e Astirit, Policia nis zbatimin e masave për koncertin e Kanye West .
Kanye West, i njohur edhe si YE, është ndaluar të performojë në disa vende evropiane këtë verë pas komenteve që kanë përfshirë lëvdata për Adolf Hitlerin dhe përmbajtje me imazhe naziste. Ndërkohë, Shqipëria vendoste të hapte derën për koncertin e tij.
Sipas qeverisë shqiptare, eventi pritet të gjenerojë të paktën 100 milionë euro të ardhura pas një rritjeje të rezervimeve të akomodimit gjatë periudhës së koncertit.

