Gjyqi i themelit për Metën dhe Kryemadhin/ Nuk pranon kontrollin e çantës, avokati i ish-deputetes mbetet jashtë sallës së gjyqit

TIRANË ,24 qershor 2026/Albanoa Express News/Sot mbahet gjyqi i themelit për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se avokati i Kryemadhit nuk ka hyrë ende në sallë.
Sipas ish-deputetes, Redi Llanaj, ashtu si në seancën e shkuar, nuk lejohet të hyjë pasi nuk pranon t’i kontrollohet çanta nga punonjësit e sigurisë.

Avokati Kujtim Cakrani: Luftën politike nuk mund ta materializosh në akuzë, pa sjellë një fakt apo një dokument. Pse nuk është bërë një analizë financiare ndaj Metës në atë periudhë në 2009. Akuza për korrupsion për CEZ-DIA nuk qëndron. Mesazhi “deri nesër më duhen 200”, nuk gjendet në dosje fare. Është cenuar rëndë Kushtetuta, nëse do vendosësh nën përgjim një deputet të Republikës duhet vendim. Në 2009 Meta nuk ka pasur funksion publik. Prokuroria me veprimet dhe mosveprimet e saj, një mesazh ku është përgjuar një deputet pa vendim gjykate, organi i procedurës ma sjell këtu, mendoj se është shkelje ligji. Jemi të pafajshëm sa i përket çështjes së CEZ-DIA.Tch

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Universiteti i Shkodrës në qendër të debatit shkencor ndërkombëtar për vlerësimin psikologjik, zhvillohet me sukses konferenca ASPA-26

SHKODËR ,24 qershor 2026/Albania Express News/-Universiteti i Shkodrës “Luigj...

Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

TIRANË, 24 qershor 2026/Albania Express News/ – Kryeministri Edi...