Zyrtare për finalen e Botërorit/ Donald Trump do të jetë në tribunë dhe do të dorëzojë trofeun

BOTËRORI 2026 , 24 qershor 2026/Albania Express News/-Në këtë Botëror i cili që në fillim ishte kaq trumpian mes kufijve të mbyllur, refuzimeve dhe tensioneve me Iranin që arritën deri brenda fushën e lojës, Donald Trump nuk u ndje shumë. Megjithatë shefi i Shtëpisë së Bardhë do të jetë i pranishëm në tribunë në finalen e 19 korrikut në MetLife Stadium.

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino e konfirmoi këtë për televizionin Fox i cili tha gjithashtu se presidenti Trump do të dorëzojë trofeun e kampionit për skuadrën fituese në ceremoninë pas përfundimit të ndeshjes.
‘Jemi bashkë vazhdimisht-tha Infantino. Në këtë edicion, Donald Trump nuk ka ndjekur asnjë ndeshje, as sfidën e parë të SHBA me Paraguajin; në atë sfidë kishte dërguar Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio si përfaqësues të administratës së Washington që ishte ulur përkrah Infantinos.

Por ky njoftim është vijim i asaj që ndodhi edhe vitin e kaluar në Botërorin për klube; finalen Chelsea-PSG, edhe ajo e zhvilluar në MetLife Stadium. Në atë rast presidenti amerikan u prit me fërshëllima të shumta nga publiku në momentin që shkoi në podium për ceremoninë e dorëzimit të trofeut. Trump qëndroi në podium edhe gjatë festimeve, me futbollistët e Chelsea që shfaqën habi për të mos thënë bezdinë e tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...