Bllokohet për më shumë se një orë aksi Librazhd–Prrenjas në “Kthesat e Dragostunjës”, dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut, përmbytet edhe unaza e qytetit

LIBRAZHD ,23 qershor 2026/Albania Express News /Një situatë problematike është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin kombëtar që lidh Librazhdin me Prrenjasin, në segmentin e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”, ku qarkullimi i automjeteve u bllokua për më shumë se një orë për shkak të rrëshqitjes së masiveve të dherave dhe gurëve mbi trupin e rrugës.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, bllokimi ka ndodhur rreth orës 17:45, kur një stuhi e fortë shiu që përfshiu një pjesë të territorit të Librazhdit shkaktoi vërshimin e ujërave dhe materialeve inerte nga shpatet anësore të kodrave drejt rrugës kombëtare. Për pasojë, segmente të konsiderueshme të karrexhatës u mbuluan nga dherat, gurët dhe balta, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve në të dy drejtimet.

Burime nga zona bëjnë me dije se situata është rënduar edhe nga punimet që po kryhen për zgjerimin e rrugës, pjesë e projektit të rëndësishëm të Korridorit VIII. Reshjet intensive të shiut kanë sjellë rrëshqitjen e materialeve në pjesët ku po punohet mbi trasenë ekzistuese, duke krijuar probleme të menjëhershme për qarkullimin.

Si pasojë e bllokimit, në të dy anët e aksit u krijuan radhë të gjata automjetesh, ndërsa drejtuesit e mjeteve u detyruan të prisnin për më shumë se një orë deri në normalizimin e pjesshëm të situatës. Në zonë u angazhuan mjetet dhe punonjësit e kompanisë që po kryen punimet, të cilët punuan për largimin e dherave dhe gurëve nga rruga.

Pas ndërhyrjes së mjeteve të rënda dhe pastrimit të një pjese të karrexhatës, rreth orës 18:45 u bë i mundur rifillimi i qarkullimit, fillimisht vetëm me një korsi. Lëvizja e automjeteve vijon me kujdes të shtuar, ndërsa mbetet ende rreziku i rrëshqitjeve të tjera nëse reshjet e shiut vazhdojnë.Ndërkohë nga moti me reshje të dendura u përmbyt edhe unaza e qytetit të Librazhdit.

Ngjarja rikthen në vëmendje problematikat që shfaqen në këtë segment rrugor gjatë kushteve të pafavorshme atmosferike, veçanërisht në zonat ku po kryhen punime infrastrukturore. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë aks dhe të respektojnë sinjalistikën e përkohshme të vendosur në zonën e punimeve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sot dita e 24-të e protestave në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

TIRANË 23 qershor 2026/Albania Express News/Kjo e martë shënon...

“Wom Travel”: Shqipëria, “Karaibet e Ballkanit”: 15 vende që zbulojnë parajsën e fshehur të Mesdheut

TIRANË, 23 qershor 2026 /Albania Express News/ – Shqipëria...

Përfshihet nga flakët një automjet sapo doli nga Tuneli i Krrabës, makina shkrumbohet plotësisht

ELBASAN ,23 qershor 2026/Albania Express News/Një automjet është përfshirë...

Deputetja socialiste e Elbasanit ,Aulona Bylykbashi: Ka formacione që po përdorin nacionalizmin për të sjellë destabilitet në protesta

TIRANË ,23 qershor 2026/Albania Express News/Deputetja e Partisë Socialiste,...